Enver Sulejmani, ish-zëvendës sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Maqedonisë edhe zyrtarisht merr pozitën e Drejtorit Gjeneral te FC Voska Sport. Pronari i klubi Nefi Useini, ka prezantuar si pjesë të klubit, Enver Sulejmanin, i cili bëhet krah i rëndësishëm i klubit drejt ngritjes profesionale në periudhën që pason. Sulejmani është punëtor shumëvjeçar në futbollin e vendit tonë. Anëtarë dhe “lojtar” shumë i rëndësishëm i Shkëndijës së viteve 92-96 kur ndërtohej ekipi që do të sillte inkuadrimin historik për herë të parë në elitën e futbollit të Maqedonisë.

Më vonë Sulejmani dha kontribut të çmueshëm te KF Renova me të cilët fituan titullin kampion, Kupën e vendit dhe luajtën disa herë në eliminatoret e Kupave të Evropës. Ndërkohë në vitin 2013 do të emërohej zëvendës sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ku qëndroi deri në pensionim (2018).

Kjo nuk don të thonte se Sulejmani do të largohej nga futbolli, përkundrazi, ai i besoi nga fillimi projektit të Nefi Useinit me Voskën, duke qenë pranë tij dhe si këshilltar kishte merita në arritjen e suksesit historik dhe inkuadrimin e Voska Sportit në elitën e futbollit vendor. Shpërblimi vjen tani kur Voska i beson Sulejmanit pozitën e Drejtorit Gjeneral.