Tenisti norvegjez, Kasper Rud u mposht në fazën e 1/8 finale nga Markos Giron. Ndeshja zgjati për rreth 1 orë e gjysmë dhe tenisit amerikan ishte dukshëm dominues, duke e mbyllur krejt takimin në shifrat 2-0 (6-3, 6-4). Turneu i “ATP Tokyo” është aktiviteti i radhës, ku Ruud nuk shkon më shumë se kalimi i dy raundeve, duke e zbritur ndjeshëm në klasifikimin e tenistëve botërorë.
24-vjeçari, i cili numëron 10 tituj në karrierë, nuk po bën mirë në këto turne, që shërbëjne si parapërgatitës për eventet madhore Grand Slam.
Nga ana tjetër, Giron do të përballet në fazën çerekfinale me kanadezin Auger-Aliassime, i cili mundi austriakun Ofner. Duhet theksuar se në këtë kompeticion mungojnë shumë emra favoritë si Alkaraz, Gjokoviç dhe shumë të tjerë.