Të dielën rikthehet kampionati vendor pas pauzës dy javore shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese, derisa vazhdimi i garave sjell periudhë vendimtare për kontinuitet në aspekt të realizimit të aspiratave. Si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e vendit Shkëndijën e presin përballje me rëndësi shumë të madhe, derisa synimi i skuadrës është ta menaxhojë këtë periudhë për të pëforcuar kreun e renditjes, si dhe të vazhdojë në fazën e ardhshme të Kupës.
Duke nisur nga e diela (20.10.2023), brenda 7 ditëve Shkëndija luan 3 sfida shumë të rëndësishme. Në kampionat na presin dy takime si vendas me Brera Strumicën (22.10.2023) dhe Voska Sport (29.10.2023), ndërkohë në mesjavë (e mërkurë 25.10.2023) si mysafir luajmë me Rabotniçkin në 1/8 e finales së Kupës.
Pastaj muaj nëntor na sjell transferta me Strugën (05.11.2023) e Bregallnicën (26.11.2023) dhe sfida në fushën tonë me Tikveshin (11.11.2023) dhe Rabotniçkin (29.11.2023).