Kjo fundjavë që pritet të vijë do të jetë më e gjatë për të gjithë sepse si pasojë e një feste shtetërore, nuk do të punohet edhe dita e hënë.

Pra, e hëna që po vjen do të jetë pushim për të gjithë punonjësit e sektorit publik sepse në atë ditë, Republika e Maqedonisë së Veriut, shënon dhe feston themelimin e organizatës revolucionare Maqedonase në Selanik, më 23 tetor të 1893.

Kjo datë lidhet me luftën e organizuar të popullit maqedonas dhe popujve që kanë jetuar në Maqedoni në atë periudhë kohore për formimin e një shteti të pavarur.