Ambasadori holandez Dirk Jan Kop thotë se në vened nuk ekziston një vullnet i vërtetë poitik për ndryshim jo vetëm në politikë, por edhe në bashkësitë fetare, të cilat, siç tha sot, e bllokojnë ndryshimin dhe e bllokojnë Konventën e Stambollit.
“Megjithatë të gjitha vendet tjera në periudhën nga 10 deri në 15 vjet kanë arritur t’i bëjnë reforma e nevojshme dhe të bëhenë anëtare të BE-së. Çka keni bërë ju, përveç se keni grumbulluar pretekste për plotësimin e kërkesave për anëtarësim. Pse nuk i keni kryer ju reformat tuaja para 15 vjetëve si dhe këto vende tjera? Dëgjoj se fajin e ka Bashkimi Evropian, se anëtarësimi është një përgjegjësi e përbashkët dhe se po ju mbajmë në pritje për një kohë të gjatë. E vërteta është se anëtarësimi është përgjegjësia juaj dhe ju nuk na mbani në pritje të gjatë. Pas dekadash mbështetjeje të jashtëzakonshme, ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve tanë? Pas gjithë këtyre viteve ka një strategji për gjithçka, ka dy plane veprimi për gjithçka, ndërgjegjësimi i të gjithëve tashmë është trefishuar dhe të gjithë tashmë janë trajnuar katër herë. Megjithatë, gjithçka ka ngecur për shkak të mungesës së zbatimit, korrupsionit dhe nepotizmit. Me fjalë të thjeshta, nuk ka vullnet të vërtetë politik për ndryshim jo vetëm në politikë, por edhe në komunitetet fetare që bllokojnë ndryshimet dhe bllokojnë Konventën e Stambollit. Politikanët ende heshtin dhe duan të bëjnë foto me hoxhallarët dhe priftërinjtë. Dhe cili është mesazhi për ne? Mesazhi është se ne duam paratë tuaja, por nuk duam vlerat tuaja”, tha ambasadori Kop në Konferencën e dytë rajonale të ekspertëve për Klaster 1 “Vlerat themelore” në kuadër të projektit “Le të sundojë drejtësia në rajon”.
Ambasadori theksoi se Holanda ka qenë dhe do të vazhdojë edhe më tej të jetë partnere për rajonin e rrugës së tyre drejt BE-së.
Kop potencoi se “situata në sektorin e jurisprudencës na ka lënë pa opsion tjetër përveç që ta evoluojmë mbështetjen tonë që e japim”.
“Megjithatë vetëm rajoni edhe krahas kësaj nuk ka ndonjë alternativë tjetër përveç që të ecë përpara drejt BE-së. Alternativë tjetër është për 20 vite që të krijohet një grup i vendeve të varfra me fshatra të zbrazëta, me vende të zbrazëta ku do të mbeten vetëm pleq, ndërsa të tjerët do të emigrojnë. Shenjat janë këtu. Kjo nuk është përrallë. Konteksti i sotëm gjeopolitik është të paktë komples, por ndikimi i tij relativisht i vogël ndaj rajonin nuk mund të përdoret sërish si prektekst që të mos ecë përpara. Ecja përpara mund të arrihet vetëm nëse sundim të drejtësisë, demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, tha ai.
Siç theksoi ambasadori, në Holandë theks i madh vendoset në sundimin e drejtësisë, sepse, siç tha kjo është baza e gur-themelit për të gjitha demokracisë dhe këtu bëhet fjalë për kuptimin e të drejtave të qytetarëve dhe detyrimeve dhe pasja e të gjitha rregllave të qarta, me të cilat kufizohen autorizimet e pushtetit dhe trajtohen të gjithë njerëzit në mënyrë të njejtë. Për të gjithë këtë, siç potencoi, nevojitet të ekzistojnë institucione stabile, sepse institucionet janë skeleti dhe themeli i shtetit, e jo shefa dhe diktatorë të korruptuar.
Sipas ambasadorit holandez, në kontekst të BE-së kjo do të thotë se vendet-anëtare duhet t’i besojnë strukturava dhe proceseve të ndërsjella dhe BE-ja ka arritur ta bëjë këtë
“Një grup i ndryshëm vendesh krijuan një treg të vetëm në të cilin u sigurua një standard i përbashkët jetese dhe tani ne bashkëpunojmë në fusha të tjera dhe ky bashkëpunim vazhdon të rritet. Mbështetje dhe solidaritet – kjo nuk ishte gjithmonë e suksesshme. Nuk ishte as e lehtë dhe as pa pengesa e arritur në BE, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit. Megjithatë, përkundër sfidave me të cilat përballemi çdo ditë, ka rregulla që ne i kemi miratuar bashkërisht dhe ka mekanizma që sigurojnë zbatimin e atyre rregullave për të cilat kemi rënë dakord. Sistemi, megjithëse duket se është më i përsosuri, na bën më të fortë dhe më të sigurt. Kjo është e ardhmja që duam për Ballkanin Perëndimor – të sigurt, të qëndrueshëm dhe të begatë në BE. Por ju, jo ne, jeni përgjegjës për të arritur atje”, tha ambasadori holandez Kop.