Luiz Ejlli dhe Kiara Tito që me pjesëmarrjen në “BBV” ku u njohën dhe u martuan fituan simpatinë e një publiku të gjerë.
Dyshja janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shpesh herë ndajnë me fansat momente nga jeta e tyre personale dhe profesionale.
Së fundmi Luizi ka postuar në InstaStory një foto në shtrat i përqafuar me bashkëshorten e tij.
Kujtojmë që prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se dyshja së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, megjithëse çifti akoma nuk i ka konfirmuar ato.