Në kuadër të projektit “Drejtësia le të sundojë me rajonin” sot në Shkup do të mbahet Konferenca e dytë eksperte rajonale për Klasterin 1 “Vlerat themelore”.
Në këtë dialog ekspertësh rajonal pritet të shkëmbehen praktika dhe njohuri kombëtare, të cilat do të kontribuojnë në krijimin dhe miratimin e rekomandimeve që synojnë përmirësimin e kushteve në këtë sferë. Gjithashtu, pritet të zhvillohet një dokument me rezultate të krahasueshme dhe propozime konkrete për politikat publike drejtuar aktorëve kyçë në procesin e anëtarsimit në BE.
Projekti “Drejtësia le të sundojë me rajonin” është mbështetur nga Mbretëria e Holandës (MATRA), ndërsa me aktivitetet e tij për monitorimin e çështjeve të negociatave, të përfshira më Klasterin 1, ka për qëllim të kontribuojë drejt reformave në drejtësi, siguri, parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe shumë çështje tjera me rëndësi jetike për BE proceset e intergimit në tre vendet – Shqipëri, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Serbi.
Projekti bazohet në strukturat ekzistuese të Konventës kombëtare për Bashkimin Evropian, model participues të dialogut, që funksionon në Serbi, Shqipëri dhe në Repulikën e Maqedonisë së Veriut, që kontribuon në demokratizimin e procesit të integrimit në BE.