Apple edhe zyrtarisht ka prezantuar lapsin më të ri Apple Pencil, që tani ka portin USB-C.

Lapsi gjeti vend në mesin e gjeneratës së parë që kushton 99 dollarë dhe asaj të dytës, që duhet ndarë 129 dollarë. Çmimi fillestar i lapsit të ri është 79 dollarë, transmeton Telegrafi.

Lapsi i ri mbushet përmes kabllos USB-C dhe nuk mbështet në mbushjen pa tela. Megjithatë mbështet funksionin “hover” në modelet M2 iPad Pro, që mund të lidhet në mënyrë magnetike në pjesën anësore dhe të përdoret.

Mungesë apo e metë e madhe është ndjeshmëria në presion, që e kanë gjenerata e parë dhe e dytë e lapsave të Apple Pencil.

Dimensionet e USB-C Apple Pencil janë 7,5 x 155, peshon 20,5 gramë, pothuajse njëjtë sikurse Apple Pencil 2. Lapsi i ri do të fillojë të shitet në fillim të nëntorit. /Telegrafi/