Nënkryetari i BDI-së, kryetari i Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane, Arbër Ademi në prag të ndryshimeve kushtetuese, e të cilat janë jetikë për zhbllokimin dhe vazhdimin e procesit integrues të vendit ka zhvilluar takim me Përfaqësuesin Special të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach.

Ademi dhe Peach kanë diskutuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit në temat me interes të përbashkët.

Gjithashtu, Ademi ka theksuar gjatë takimit me përfaqësuesin Peach përpjekjet për ta kaluar me sukses edhe sfidën e radhës në procesin integrues atë të ndryshimeve kushtetuese.

Peach, ka falënderuar për kontributin që Republika e Maqedonisë së Veriut e jep si anëtare e NATO-s.