Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një intervistë për politiko.mk, ka folur për gjendjen e shkëmbimit tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të rajonit, me theks të veçantë në Kosovën dhe Shqipërinë. Ai ka deklaruar se ka një rritje të këtij shkëmbimi në kuadër të iniciativave rajonale si SEFTA, Procesi i Berlinit dhe të tjera, dhe se Maqedonia e Veriut është e gatshme ta rrisë edhe më shumë këtë bashkëpunim. Bekteshi ka theksuar edhe për rëndësinë e Korridorit 8, i cili do të jetë një lehtësim për qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave në rajon.
“Kemi një rritje sa i përket shkëmbimit tregtar mes vendeve në kuadër të iniciativave rajonale siq është SEFTA, Procesi i Berlinit, dhe iniciativa të tjera ku Maqedonia e Veriut është e gatshme që këtë shkëmbim ta risim sa më shumë midis vendeve të rajonit në veçanti edhe me investimet paralele të cilat ndodhin. Siç e din dhe opinioni ne bëjmë përpjekjet maksimale dhe tani kanë filluar dhe punimet e Korridorit 8, i cili do të jetë lehtësim edhe për qarkullimin e qytetarëve edhe për qarkullimin e mallrave, por edhe një alternativë shtesë sa i përket furnizimit me produkte të ndryshme me të gjithë sipërmarrësit në Maqedoninë e Veriut ku do të mundet të shfrytëzohet dhe porti i Durrësit si konkurrencë e portit të Selanikut dhe porteve tjera”, tha Bekteshi.(Politiko.mk)