Bella Hadid duket sikur ka një partner të ri në jetën e saj.
Në një video të postuar nga TMZ, të xhiruar në oborret e famshme të “Fort Worth”, duket qartë supermodelja e kapur për dore, duke u puthur dhe përqafuar me trainerin e kuajve dhe kaubojin Adan Banuelos.
Të gjithë të pranishmit që ishin në të njëjtin vend të martën, thonë se Bella dhe Adan dukeshin të lumtur në daljen e tyre të pasdites — duke shëtitur nëpër disa dyqane.