Roma është duke menduar të bëjë një ofertë në janar për Trevoh Chalobah të Çellsit. Skuadra e Serisë A ka nevojë për përforcime në qendër të mbrojtjes, pasi Kris Smalling, Diego Llorente dhe Marash Kumbulla të gjithë janë të lënduar. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Roma po konsideron të sjellë një mbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit dhe Çalobahun e Çellsit është shfaqur si një opsion.

Skuadra angleze është gati të shesë Çalobahun në merkaton e dimrit sepse ai nuk ka vend në planet e Maurisio Poketinjo. I diplomuari në akademinë e të rinjve të Çellsit është i etur për të bërë një lëvizje, madje ai ishte afër kalimit te Bayern Munich në verë, por marrëveshja dështoi. Sipas raportit, Çalobah nuk është i vetmi mbrojtës në të cilin Roma ka vëmendjen.

Klubi i Serie A mund të zgjedhë të ribashkojë Hoze Mourinjon me Erik Dajerin e Totenhamit, i cili nuk ka bërë asnjë paraqitje të vetme për skuadrën e Ange Postecoglou këtë sezon. Oumar Solet I “Red Bull Salzburgut” është gjithashtu në radarin e “Giallorossi-ve.