Ylli i reality TV Kim Kardashian po kërkon që të ketë lidhje romantike me moshatarë të saj. Kjo kërkesë e saj vjen pas lidhjes së shkurtër që ajo pati me yllin Pete Davidson, i cili ishte shumë i ri në moshë se ajo, raporton revista People.

Ndërsa po bisedonte me shoqet e saj në Londër para se të shkonin në një lojë të F.C. Arsenal me djemtë e tyre, raportohet se shoqet i thanë asaj se aty do të ketë djem të bukur.

Kim u është përgjigjur atyre duke ju thënë se i duhet dikush që është më moshatar me të.

“Kam limite për moshën. Mua me duhen moshatarët e mi, më duhet dikush që është në të 40-tat”, ka thënë Kim.

Pavarësisht se shoqet e saj po kanë dëshirë që ta shohin atë në lidhje romantike me dikë, raportohet se ajo po ndjehet mirë që është vetëm dhe se personi i duhur do të vijë.

Kim dhe Pete u ndanë në gusht të vitit 2022 pas nëntë muajsh lidhje.Në episodet e serisë televizive “The Kardashians”, Kim ka thënë se ndihet fajtore pas ndarjes.

“Pete ka kaluar nëpër shumë probleme për shkak të lidhjes që kam pasur me Kanye”, ka thënë ajo.

Lidhjen me Pete ajo e filloi pasi u divorcua nga ish-burri i saj, reperi Kanye West.