Komunikacioni në autostrada do të zhvillohet sipas regjimit të miratuar kohor të komunikacionit. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Prej datës 23.10.2023 do të fillojë rikonstruimi i pikëpagesës në Zhelinë, në rrugën shtetërore A”-seksioni Shkup – Tetovë.
Nga përmbytjet e ndodhura më 14 qershor 2023 në Dellçevë dhe rrethinë janë dëmtuar themelet e urës së Cërvena Rekës në rrugën kryesore A3 seksioni Makedonska Kamenicë – Dellçevë. Trafiku në urë zhvillohet në mënyrë alternative, në një korsi.
Duke filluar nga data 08.4.2023, aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica është i hapur për komunikacion të automjeteve me peshë të lejuar deri 3,5 tonë.