Drejtori i NP për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi në emisionin “10 minuta” në TV 21 ka thënë se ky është vit rekord në investimet në infrastrukturën rrugore. Ai ka thënë se në këtë vit historik ka filluar me realizim edhe projekti më i madh infrastrukturor në vendin tonë, Korridori 8 dhe 10D.

“Këtë vit në NPRRSH janë paraparë 485 milion euro për investime kapitale. Janë paraparë të gjitha projektet që kanë filluar më herët dhe projekte që kanë filluar të realizohen gjatë këtij viti. Në investimet kapitale janë edhe investimet për fillimin e ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10d. Ky është një vit historik në investimet në infrastrukturën rrugore. Kemi rehabilituar disa rrugë të rëndësishme rajonale dhe magjistrale. Deri në fund të këtij viti do të lëshohen në përdorim mbi 110 km rrugë që do të përfundojnë dhe që kanw filluar të bëhen gjatë këtij mandati”është shprehur Rustemi. Ai përmemdi akset rrugore që do të përfundojnë si: Mavrovë -Zhirovnicë, Podmlje – Strugë – Qafë Thanë (kufiri me Republikën e Shqipërisë), Manastir- Mexhitli, kufiri me Republikën e Greqisë, dy kilometrat e para të autosdradës Shkup – Bllacë si dhe rruga rajonale që lidh kryeqendrën me kufirin me Kosovën si dhe disa rrugë tjera.