Në rajonin e sektorëve të punëve të brendshme Manastir, Strumicë, Shtip dhe Veles dje (19.10.) janë realizuar më shumë aktivitete parandaluese të shërbimeve policore përkushtuar më shumë temave, kumtoi MPB.

Në Resnjë, nëpunës policorë të NJPB Resnjë pranë SPB Manastir realizuan punëtori edukative me nxënësit e shkollave të mesme të Shkollës Komunale të Mesme “Car Samuill” rreth parandalimit nga varshmëria e drogave narkotike “Thuaj jo drogës, po jetës”, kurse punëtori identike kanë realizuar edhe nëpunësit policorë të SPB Shtip me nxënësit e shkollave të mesme të Shtipit “Sllavejço Stojmenski” dhe “Kole Nehtenin”.

Poashtu, në rajonin e SPB Shtip, në Dellçevë dhe në Koçanë, janë realizuar aktivitete parandaluese tematike të përkushtuara mbrojtjes nga vjedhjet në xhepa.

Në rajonin e SPB Strumicë, nëpunës policorë NJPB Radovish në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Radovish realizuan punëtori edukative me nxënës të klasës së nëntë të Shkollës Fillore Komunale”Krste Petkov Misirkov”, në temën në lidhje me njohje dhe parandalimi nga tregtia me njerëz. Dje edhe në rajonin e SPB Veles është realizuar aktivitet edukativ nga fusha e trafikut në Kavadar, nën moton ”Bëhuni shofer i përgjegjshëm-mos përdor telefonin celular”.