Aplikacioni WhatsApp së shpejti do t’ju ofrojë përdoruesve mundësinë e dërgimit të audio-mesazhe që pranuesit mund t’i dëgjojnë vetëm njëherë, e falë këtij opsioni nuk do të kenë nevojë të kujdesin nëse do të regjistrohen apo të ruhen në telefon.

Fjala është për audi0-mesazhet “vetëshkatërruese” që do të jenë të qasshme si opsion për përdoruesit e WhatsApp në pajiset që përdorin sistemin operativ iOS dhe Android, transmeton Telegrafi.

Ky funksion është i ngjashëm me fotografitë e “zhdukura”, që nuk mund të shihen përveç se vetëm njëherë.

Kur të regjistrohet audi0-mesazhi, përdoruesit do të sheh numrin “1” brenda rrethit.

Me prekjen e këtij numri audio-mesazhi do të kufizohet në vetëm një “dëgjim”.

Megjithatë, as personi që e dërgon nuk do të mund ta dëgjojë më. Gjithashtu, mesazhi do të humbet nëse pranuesi e mbyllë “chatin” gjatë dëgjimit të mesazhit.

Opsioni i ri aktualisht po testohet për Android dhe iOS, por do të duhej të ishte i qasshëm për përdoruesit së shpejti. /Telegrafi/