Sulmuesi 31-vjeçar koreano-jugor Son Heung-min ka rilindur këtë sezon, duke qenë protagonist me skuadrën e Tottenham. Në 8 ndeshje të luajtura deri më tani, ai ka realizuar 6 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë për “Spurs”-at.
“Sezoni i kaluar ishte vërtet zhgënjyes për mua. Psikologjikisht nuk isha në gjendje të jepja 100% të rendimentit tim në fushën e lojës. Nuk doja t’i zhgënjeja njerëzit”, u shpreh koreano-jugori, një prej idhujve të tifozerisë së Totenhamit.
Askush nuk e priste këtë shpërthim këtë vit të lojtarit, sidomos pas largimit të Hari Kejnit, mikut e kolegut të tij në sulmin e Totenhamit vitet e fundit. ndërkohë që skuadra drejtohet nga trajneri i ri Postecoglou.
“Këto dy ndryshime, largimi i Kejnit dhe ardhja e trajnerit të ri sollën një rilindje këtë verë për mua. Doja me çdo kusht këtë verë që gjërat të ndryshonin për mua dhe deri më tani gjërat po shkojnë mirë”, u shpreh Son për mediat.
“E kemi nisur mirë sezonin dhe shpresoj të vazhdojmë sa më gjatë kështu. Uroj të shënoj sa më shumë dhe të ndihmoj ekipin në fitimin e trofeve dhe arritjen e objektivave. Jam i sigurtë se mund të shkojmë larg”, tha Son.