Mbrojtësi 39-vjeçar brazilian Tiago Silva është gati t’i thotë lamtumirë Europës për t’u rikthyer në vendlindje. Lojtari që prej 15 vitesh në Europë, duke u aktivizuar me Milanin, PSZH dhe Çellsin, pritet të luajë me Fluminense.
Lajmin e konfirmuar mediat britanike, duke shtuar se Silva nuk do të rinovojë më me “blutë” e Londrës. Këtë sezon, mbrojtësi është aktivizuar vetëm në Premier Ligë (9 ndeshje) nga trajneri Poketinjo, duke qenë gjithnjë titullar. Trajneri i ka besuar përvojës së brazilianit, që synon rikthimin në vendlindje për të mbyllur karrierën. Mësohet se Tiago Silva do të qëndrojë deri në qershor, për t’u larguar me parametrin zero, duke refuzuar edhe ofertat nga Arabia.
Tiago Silva ka triumfuar kudo që ka luajtur, përfshi edhe një Ligën e Kampionëve me Çellsin, dy sezone më parë. Ai debutoi në Europë me Milanin, ku shkëlqeu për tri sezone para se të transferohej në Paris e më pas në Londër.