Një nga vitaminat më të rëndësishme për shëndetin e trurit dhe kujtesës është kolina, ose ndryshe B4, e cila gjendet në vezë, mishi dhe bulmeti.

Kjo vitaminë ndihmon në funksionimin e mirë të sistemit nervor, humorit dhe lëvizjes së muskujve. Por, shumë njerëz vuajnë nga mungesa e saj për shkak të një diete jo të balancuar.

Sipas mjekëve, doza e duhur ditore e kolinës është 550 mg për burrat dhe 425 mg për gratë, ndërsa për gratë shtatzëna është 550 mg.

Konsumimi i kolinës nëpërmjet ushqimeve nuk është i vështirë, pasi një vezë përmban 113 mg kolinë. Por, nuk duhet të teproni me vezët, pasi mund të shkaktojnë probleme me kolesterolin. Përveç vezëve, mund të merrni kolinë edhe nga mishi i pulave, gjedhit apo viçit, si dhe nga djathi, qumështi dhe jogurti.

Kjo vitaminë ju ndihmon të parandaloni plakjen e trurit dhe sëmundjet neurodegenerative si Alzhaimer dhe Dementia. Prandaj, mos harroni ta përfshini kolinën në dietën tuaj për një tru më të fortë dhe një kujtesë më të mirë. (politiko.mk)