Skuadra e Monakos ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Metcit për ta ruajtur pozitën e parë në tabelë.  Por në këtë ndeshje gjithë vëmendjen e ka marrë super talenti senegalez Lamine Kamara me golin e realizuar.

Vetëm pas katërt minutave lojë Metcin kaloi në epërsi, kur Kamara realizoi nga një distancë më larg se gjysma fushës duke sjell gëzim të madh në radhët e skuadrës së tij.

Ishte një gol spektakolar dhe sigurisht më i miri i vitit deri më tani në elitën e futbollit francez Ligue 1. 19-vjeçari nuk do ta harrojë kurrë këtë gol pasi ishte goli i parë në karrierën e tij si profesionist.

Sigurisht që goli i Lamine Camara do të jetë në garë për më të mirin e vitit dhe ndoshta në garë edhe për çmimin ‘Puskas’.