Sukses jo i lehtë por shumë I rëndësishëm për Bayern në Turqi kundër Galatasaray.

 

Gjermanet kaluan të parët në avantazh me anë të Coman, mirëpo në minutën e 30 ishte Icardi që ktheu ne gol një penallti për të zotët e shtëpisë. Turqit luajtën shumë mirë në pjesën e parë por nuk ishin konkretizues.

 

E në të dytën diferencen e bëri cilësia dhe eksperienca, pasi bavarezet shënuan dy gola të shpejte për të mbyllur llogaritë në minutat  73 dhe 79 me Harry Kane dhe Musiala. Tani Bayern kryeson me pikë të plota 9 dhe është vetëm një hap larg kualifikimit.

 

Ndërkohe Manchester United mori një fitore jetike që e rifut në garë për kualifikimin në grupin A. Djajte e kuq mundën 1 me 0 Kopenhagen falë një goli të shënuar me kokë nga Maguire, duke koleksionuar 3 pikët e para në këtë edicion.