Serhio Ramos, qendërmbrojtësi 37-vjeçar i Seviljas, kishte njoftuar tërheqjen e tij nga kombëtarja spanjolle në shkurt të vitit 2023. Tetë muaj më vonë, ish-kapiteni i Real Madrid duket se ka ndryshuar mendje.
“Të gjithë e dinë se sa i emocionuar do të ndihesha me fanellën e kombëtares, por e di që nuk varet nga unë. Thjesht duhet të bëj më të mirën dhe të luaj në një nivel të lartë, – tha ai për “Movistar”, pas humbjes kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
“Thirrja në kombëtare është diçka që e vendosin të tjerët. Vazhdoj ta kem këtë shpresë, do të mundohem të jap gjithçka me ekipin tim, Sevilja. Ndihem gjithnjë e më mirë, po grumbulloj minuta aktivizim,” tha mes tjerash Ramos.