Ky mjek 91-vjeçar në pension thotë se tani do t’i përkushtohet shkrimit të një libri për jetën e tij.

“Unë jam studenti më i vjetër në botë, por pas kësaj diplome do të ndalem sepse do të doja të lija për kujtimet e ardhshme se çfarë bëra dhe pse e bëra”, tha ai pas marrjes së diplomës së 15-të.

Altobelli ishte doktor i mjekësisë familjare deri në moshën shtatëdhjetë vjeçare, por edhe kryebashkiak i qytetit të tij të lindjes, Trojës, afër Foxhias.

Ndër 14 diplomat e tjera të tij universitare janë diploma në Drejtësi, Shkenca Politike, Letërsi Italiane, Filozofi, Pedagogji (dy herë), Shkenca Agrare, Shkencë dhe Teknologji Ushqimore, Turizëm, Histori, Bioteknologji, Arkeologji dhe së fundmi Master në Kriminologji.

“Tani do t’i përkushtohem shkrimit”. Të rinjve u them ta duan atë që bëjnë. Të pranojnë punën e tyre dhe ta bëjnë atë me buzëqeshje dhe qetësi. “Gjithmonë e kam ndjerë pasion përvetësimin e njohurive të reja dhe për këtë e quaj veten “student i botës””, përfundoi Altobelli.