Gripi spanjoll ishte një pandemi jashtëzakonisht vdekjeprurëse që zgjati nga janari 1918 deri në dhjetor 1920. Në atë kohë, rreth 500 milionë njerëz ishin të infektuar, ose një e katërta e popullsisë së botës në atë kohë. Gripi ishte jashtëzakonisht vdekjeprurës dhe sipas hulumtimeve ai mori nga 17 deri në 50 milionë jetë. Disa studime madje arrijnë një shifër prej 100 milionë viktimash në mbarë botën, duke e bërë gripin spanjoll një nga pandemitë më vdekjeprurëse në historinë njerëzore.

Ndryshe nga Covid-19, gripi spanjoll sulmoi kryesisht njerëzit e pjekur me shëndet të mirë. Pothuajse 99% e vdekjeve ishin njerëz nën moshën 65 vjeç, gjysma e të cilëve ishin midis moshës 20 dhe 40 vjeç.

Nga ana tjetër, Covid-19 përfundon fatalisht për të rriturit dhe në varësi të faktit nëse kanë apo jo sëmundje të tjera.

Simptomat e gripit spanjoll ishin aq të pazakonta sa mjekët nuk e kishin idenë se me çfarë kishin të bënin. Shumë shpesh sëmundja u diagnostikua gabimisht si kolera, tifoja dhe të tjera.

Gjatë pandemisë së atëhershme në shumë vende të botës, masat identike u morën dhe kërkoheshin për të parandaluar përhapjen e gripit. Qytete të tëra u mbyllën, njerëzit u ndaluan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe spitalet fushore u krijuan për t’u marrë me gripin.