Real Madridi viziton Barcelonën të shtunën në ndeshjen më të madhe të futbollit spanjoll dhe jo vetëm. Në total, “El Clasico” e 255-të do të luhet të shtunën nga ora 16:15 dhe sipas mediave spanjolle, Luka Modriç do të presë shansin e tij në stol. Nëse hyn prej bankinës, do të shkruajë historinë e një prej derbit më të madh në botë. “Mundo Deportivo” raporton se mesfushori kroat ka një rekord të pabesueshëm.

“Nëse luan në ndeshjen kundër Barcelonës, do të bëhet futbollisti më i vjetër që luan në El Clasico”, thuhet në tekstin për ikonën e Real Madridit dhe kapitenin e kombëtares kroate.

Rekordi aktualisht mbahet nga ish-portieri i Realit, Pako Buyj, “një tjetër gjigant në historinë e Realit, i cili luajti në sezonin 1995/96 më 10 shkurt në moshën 38 vjeç e 28 ditë. Në humbjen kundër Barcelonës, golat i shënuan Luis Figo dhe dy nga Meho Kurli”. Real Madridi është lider me 25 pikë, ndërkohë Barcelona renditet e treta me 24 pikë.