Sot do të zhvillohet “El Clasico” i parë për sezonin 2023/24 në La Liga. Barcelona do të jetë nikoqire e Real Madridit, me ndeshjen që do të zhvillohet nga ora 16:15. Përballja mes rivalëve të vjetër do të zhvillohet në stadiumin olimpik “Lluis Companys”, aty ku Barça i ka zhvilluar ndeshjet si vendase këtë sezon – si rezultat i punës që po bëhet në “Camp Nou”.

Pavarësisht se është një vend larg shtëpisë për katalanasit, sigurisht që nuk është ndjerë kështu për ta. Barcelona ka luajtur shtatë ndeshje në stadiumin olimpik deri më tani këtë sezon dhe ka një rekord 100% të fitoreve.

Skuadra e drejtuar nga Çavi ka triumfuar ndaj Kadiz, Betisit, Selta Vigo, Sevilja dhe Atletik Bilbao në La Liga, si dhe ndaj Rojal Antverpit dhe Shakhtar Donjetsk në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, testi i tyre më i vështirë do të jetë kundër Real Madridit dhe mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati përfundimtar.