
Barcelona do të jetë nikoqire e Real Madridit, me ndeshjen që do të zhvillohet nga ora 16:15, në kuadër të javës së 11-të. Siç pritej, të dy klubet kanë bërë kërkimet e tyre për njëra-tjetrën dhe të dy grupet e skautëve kanë zgjedhur rrezikuesit për secilën skuadër. Kuptohet, Xhud Belingam është më i rrezikshmi edhe nga perspektiva e Barcelonës, pasi ai po kalon në formë të lartë për Real Madridin deri më tani këtë sezon, ndërsa Vinicius Junior shihet si një kërcënim tjetër.
Sipas “Marca”, pavarësisht se Barcelona ka në ekipin e tyre lojtarë si Robert Levandovski, Zhoao Feliks etj, Real Madridi është më i kujdesshëm ndaj kërcënimit të paraqitur nga Fermin Lopez, i cili po kalon një sezon të jashtëzakonshëm te katalanasit.
Karlo Ançelotti dhe stafi i tij stërvitor thuhet se besojnë se 20-vjeçari mund të jetë rreziku më i madh nga Barça. Fermin pritet të luajë nga minuta e parë, kështu që mbetet për t’u parë nëse ai do t’i shkaktojë Real Madridit probleme.