
Ylli i Barcelonës, Lamine Xhamal është në linjë për të thyer një tjetër rekord klubi në përballjen “El Clasico” me Real Madridin. 16-vjeçari është zhvilluar në një lojtar jetik për klubin dhe vendin në 12 muajt e fundit dhe ai duket se do të startojë kundër “Los Blancos” në Kataluni.
Megjithatë, ndërsa përparimi i tij bën përshtypje, rekordet vazhdojnë të bien dhe të pretendohen nga produkti më i fundit i linjës së prodhimit “La Masia”. Që nga prilli, ai ka vendosur standarde të reja si lojtari më i ri ndonjëherë i Barcelonës, debutuesi dhe golashënuesi më i ri i Spanjës dhe golashënuesi më i ri në historinë e Barcelonës dhe La Ligës.
“El Clasico” paraqet një tjetër shans për Xhamallin për të thyer një barrierë të re, pasi ai do të bëhet lojtari më i ri që shfaqet në një ndeshje “El Clasico”. Rekordi aktual, i mbajtur nga Visente Martinez, shtrihet në vitin 1941, kur ai luajti për Barcelonën kundër Real Madridit, në moshën 16 vjeç e 278 ditë.
Lamine Xhamal do të jetë 16 vjeç e 107 ditë, kur Barcelona do të presë Real Madridin sot (e shtunë) më 28 tetor.