Polemikat e sitemit “VAR” lanë në hije fitoren e Burnemotin ndaj Barnlit, pasi kontrolli më i gjatë ndonjëherë pa një gol të anulohej para se të jepej dhe më pas të anulohej përsëri.

Sulmuesi i Barnlit, Xhej Rodriguez, mendoi se kishte shënuar golin e barazimit 2-2 në fundin e ndeshjes, por anësori ngriti flamurin për të sinjalizuar se 34-vjeçari ishte jashtë loje. Incidenti u rishikua nga “VAR” dhe përsëritjet treguan se kishte milimetra midis Rodriguez dhe mbrojtësit të fundit.

Zyrtarët e “VAR”, Salisberi dhe Hopton fillimisht menduan se anësori kishte marrë vendimin e gabuar, kështu që u këshilluan që vendimi të anulohej. Por pas inspektimit të mëtejshëm, “VAR” vendosi që Rodriguez ishte jashtë loje, kështu që goli nuk u anulua… përsëri.

Fiasko zgjati pesë minuta – duke e bërë atë kontrollin më të gjatë të “VAR”-it në historinë e Premier Ligës. Rekordi i mëparshëm ishte tre minuta e 45 sekonda, kur u anulua një gol për Shefild Junajtedit kundër Totenhamit, në muajin nëntor të vitit 2019.