Në “San Siro” do të jetë Inter-Roma, me rikthimin e Romelu Lukaku-t si rival që do t’i vërë flakën të gjithë ndeshjes

“Ndeshja ka një peshë specifike shumë më të lartë se renditja aktuale, me Romën tetë pikë prapa. Dhe fërshëllimat për Lukakun do të jenë një temë e fortë njësoj, natyrale, me bilbilin ‘e ndaluar’ ose me aplikacionin që i riprodhon (është edhe ky opsion)”, shkruhet në “Corriere dello Sport”.

Dhe trajneri Inzagi duket se ka përgatitur tashmë një plan për të kufizuar belgun gjatë 90 minutave.

“Inzagi po fokusohet te të gjithë lojtarët kryesorë dhe po përgatit menynë e plotë për ish-mikun e tij belg. Një plan shumë i ngjajshëm me atë të përdorur kundër Erling Haalandit në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Siti-t. Mbulime të dyfishta të vazhdueshme me Açerbi-Bastoni, por edhe me Çalhanogllun dhe Mikhitarianin,” raporton gazeta italiane në prag të sfidës që do të nis në orën 18.00.