Juventusi fitoi ndaj Veronës me shifrat 1-0 falë një goli të Kambiaso-s në minutën e 97. “Bardhezinjtë” morën një trepikësh mjaft të rëndësishëm në “Allianz Stadium” dhe u rikthyen për momentin (në pritje të ndeshjeve të Inter dhe Milan” në krye të Serie A.
Një pozicion që iu mungonte prej plot 1.182 ditësh dhe që arrihet pas 154 ndeshjesh. Hera e fundit që Juventusi kryesonte Serinë A ishte kur në stol qëndronte Maurisio Sarri dhe ishte periudha e “COVID”-it, aty ku edhe “bardhezinjtë” fituan për herë të fundit titullin në Itali Këtë sezon, pa impenjimet e mesjavës në Kupat e Europës, Juventusi është totalisht i përqëndruar te gara e titullit në Serie A dhe deri më tani të besuarit e trajnerit Masimiliano Allegri i kanë bërë mirë detyrat.
Tekniku livornez e thekson shpeshherë se ekipi i tij nuk është favorit për titullin dhe se objektivi është të sigurojë një nga katër vendet e para të klasifikimit. Por, nëse në fund do të mund të arrihej më shumë, atëherë askush nuk do të ishte kundër në ambientin torinez. Deri më tani, skuadra e ka treguar se ka potencialin për të konkurruar me Interin, Napolin dhe Milanin.