Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Erdon Daci, ka gjetur rrjetën në humbjen 3-1 të skuadrës së tij Vesterlo nga kryesuesit e Belgjikës, Rojal Union. Sulmuesi shkupjan zhbllokoi shifrat në minutën e 11-të, duke çuar në epërsi ekipin e tij, por Rojall Union barazoi shifrat në të 32-të, përderisa në pjesën e dytë shënuan edhe dy gola për fitore dhe vazhdimi të dominimit në elitën belge.

Për sulmuesin shqiptarë, ky ishte goli i tretë që shënon për Vesterlon në këtë sezon. Skuadra e Erdon Dacit pas kësaj humbje renditet e parafundit në tabelë, me tetë pikë të tubuara nga 12 xhiro të zhvilluara deri më tani.