Pas dy humbjeve radhazi dhe një faze sulmuese që ka prodhuar vetëm një gol në katër ndeshjet e fundit mes Kupës dhe Serisë A, Stefano Pioli u fut në telashe me barazimin e djeshëm.
Gazeta italiane “Repubblica”, shpjegon se për këtë rast krize, Xherri Kardinale do të ketë mbështetjen e përditshme të Ibrahimoviçit si konsulent personal.
Aksioneri maxhoritar i Milanit nuk e ka bindur ende suedezin, por pret të ketë sukses. E përditshmja italiane njofton për një takim mes palëve me Ibrën që e ka pranuar këtë rol.
The post Ibrahimoviçi rikthehet te Milani, mësohet roli i ri i suedezit appeared first on Alsat.