Trajneri i Romës, Hoze Murinjo u shfaq shumë i acaruar pas humbjes 1-0 ndaj Interit, ndërsa ka fajësuar arbitrin Mareska për atë rezultat.
Duke folur për mediet, portugezi theksoi se arbitri e vendosi rezultatin, ndërsa shtoi se Interit ia dhuruan fitoren.
“Më vjen keq për rezultatin, djemtë bënë një përpjekje të rëndësishme. Më vjen keq që nuk ka respekt për lojtarët e mi. Qëndrimi i Mareska-s ndaj Mançinit dhe Ndickas dëshmon gjithçka. Jam i lumtur për qëndrimin e ekipit ndonëse ishin në vështirësi, nuk kishim gjysmën e ekipit në dispozicion. Kjo ishte një dhuratë nga Serie A, sepse luajtëm të dielën dhe jo të hënën. Jam i trishtuar, sepse meritonim më shumë,” tha mes tjerash Murinjo.