Protesta në përkrahje të palestinezëve janë mbajtur në të gjithë botën gjatë fundjavës, si në botën arabe po ashtu edhe në vende të tjera.

Në protestën që u mbajt të shtunën në Londër, ishin së paku 100 mijë pjesëmarrës, raporton Al Jazeera.

Protestuesit thanë se ata po bënin thirrje për një armëpushim dhe një Palestinë të lirë.