[ad_1]
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndjekur së fundmi nga afër finalen e Kampionatit Botëror të ragbit, të mbajtur në Paris.
Ajo ka qenë e shoqëruar na bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, i cili ka qenë edhe arsyeja kryesore e prezencës së saj në këtë ndeshje.
Kjo pasi ai është mbështetës i ekipit “All Blacks” të cilët janë ekipi përfaqësues i Zelandës së Re në këtë sport – duke marrë parasysh se Zelanda është vendi i origjinës së Taikas.
Rita ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi nga kjo ndeshje, ku shihet të ketë shijuar momente të këndshme me bashkëshortin e saj.
“Loja ime e parë e ragbit dhe çfarë eksperience ishte. Faleminderit të gjithëve që e bënë këtë një natë për të kujtuar, ‘All Blacks’ ju do të jeni përgjithmonë kampionë urime për një lojë të pabesueshme. Energjia ishte elektrike”, shkroi Rita në Instagram.
Zelanda e Re luajti në finalen e Kampionatit Botëror në ragbi, kundër Afrikës së Jugut, ku këta të fundit fituan në rezultat 21-11.
Rita shkaktoi zemërim te shqiptarët, për shkak se gjatë kësaj ndeshjeje u fotografua në tribunat e stadiumit “Stade de Paris” në afërsi të tenistit famëkeq serb, Novak Gjokoviq. /Telegrafi/