Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska ka njoftuar për dy qytetarët “më me fat” të Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.

Të dy kanë fituar në lojëra të fatit miliona denarë.

“Më së shumti fat vitin e kaluar kanë pasur qytetarë nga Kërçova dhe Koçani. Të dy kanë fituar të ardhura nga lojërat e fatit, të organizuar nga Lotaria Shtetërore. Qytetari i Kërçovës ka realizuar fitime në shumë prej 32.9 milionë denarëve, ndërsa personi nga Koçani realizoi fitim nga loja e fatit, në shumë prej 27.3 milionë denarëve”, tha Llukarevska.