Problemet e skuadrës së Man. Junajtedit nuk kanë të sosur, probleme që më së shumti kanë të bëjnë edhe me jetën e futbollistëve jashtë fushës së blertë. Këtë herë, në qendër të shënjestrës ka përfunduar sulmuesi anglez Markus Rashford.

Sipas “Daily mail”, lojtari është kapur mat duke festuar me familjarë e miq në një diskotekë, pas humbjes së turpshme 0-3 që “Djajtë e Kuq” pësuan në derbin ndaj Man. Sitit. Në këtë sfidë, Rashford ishte larg lojërave të tij, gjë që ka ndodhur shpesh këtë sezon. Një incident ky që mund të tensionojë edhe më shumë situatën brenda skuadrës apo edhe marrëdhënien mes lojtarit e trajnerit Ten Hag.

Rashford ka qenë pak orë pas humbjes në një lokal nate në Chinauajt, për të festuar ditëlindjen e tij të 26-të. I pranishëm edhe shoku i tij i skuadrës Tajrell Malasia.

Mësohet se festa ka zgjatur deri në orën 03:30 të mëngjesit, moment që Rashford ka lënë lokalin, por nuk dihet nëse ajo ka vijuar edhe më tej. Burime zhprehen se fest aka qenë e rezervuar dhe në një zonë private. Nuk dihet ende nëse trajneri Ten Hag do të marrë masa, siç ka ndodhur shpesh këtë sezon.