
Moti i keq ka përfshirë veriun e Italisë. Reshje të shumta shiu dhe stuhi të cilat nisen rreth ores 04:00 te mengjesit dge kanë zgjatur për rreth 2 orë shkaktuan përmbytje në zonën e Milanos, duke sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Mbrojtja civile raportoi se ka pasur edhe rënie të pemëve si dhe rrëshqitje dheu.
Mediat italiane raportojnë se në rrezik për të dalë nga shtati është edhe liqeni i Komos.
Gjatë natës, sqaron departamenti i mbrojtjes civile, niveli i ujit u rrit me shpejtësi mbi pragun e përmbytjes. Vullnetarët kanë ngritur barrierat e lëvizshme, pasi niveli i ujit parashikohet që të rritet.
“Kërkojmë qytetarët për bashkëpunim maksimal: mos iu afroni shumë zonave të përmbytura dhe mos pengoni punën e vullnetarëve”, paralajmëron mbrojtja civile.