
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka shënuar një gol për Granadan, por që nuk mjaftoi për të evituar disfatën për ekipin spanjoll. Granada humbi ndeshjen në shtëpi me rezultatin 3:2 nga Viljarreali.
Pesë golat u shënuan në pjesën e parë. Uzuni shënoi në minutën e 34-t për të ngushtuar rezultatin në 3:2. Kjo ndeshje i takon javës së 11-të të La Ligas spanjolle. Granada mbetet në vendin e parafundit me gjashtë pikë.