Shumë austriakë i kanë shfrytëzuar ditët e fundjavës për të blerë dhuratat e Krishtlindjes. Tregjet dhe qendrat tregtare në Austri janë shumë të frekuentuara.

“Bleva ëmbëlsirat për fëmijët, por edhe për ne, të gjitha llojet e gjërave. Është pazar në minutën e fundit, nuk arrita më parë”, thotë një grua.

Ndërkohë, në Francë shumë njerëz iu drejtuan trenave për të shmangur bllokimin në trafik. Trenat janë rezervuar plotësisht dhe rreth 4.5 milionë francezë priten në stacionet në të gjithë vendin gjatë ditëve të ardhshme.

Me fillimin e pushimeve shkollore të shtunën, trafiku ishte i rënduar në rrugët kryesore në Francë, kryesisht në rajonin e Parisit. Më shumë se 900 km trafik u regjistrua në të gjithë vendin.