Pavarësisht se gjiganti teknologjik mbante emrin Apple, logoja e parë e kompanisë nuk përshkruante formën fizike të një molle.
Në fakt, në fillimet e kompanisë, Apple kishte një logo krejtësisht tjetër, transmeton Telegrafi.
Logoja e parë u krijua nga Ronald Wayne, njëri prej të cilëve bashkëthemeloi kompaninë në ditët e para të vitit 1976, dhe logoja përfaqësonte ligjin e gravitetit që frymëzohet nga një mollë.
Imazhi i parë që përfaqësonte kompaninë ishte në fakt portretizimi i Isak Njutonit (Isaac Newton), njeriu që revolucionarizoi shkencën me zbulimet e tij mbi gravitetin. Si e kuptoi shkencëtari? Atij i ra një mollë në kokë! Kështu logoja e parë e Apple ishte një përshkrim i kësaj ngjarjeje, me Njutonin ulur nën një pemë molle.
Logoja përfshinte gjithashtu një thënie nga poeti anglez, William Wordsworth.
Sidoqoftë, përdorimi i këtij imazhi nuk zgjati shumë dhe duhej të ndryshohej.
Steve Jobs, i cili mori shumë role në Apple për biznesin e dizajnit, vendosi se do të eksploronte diçka të re për logon, diçka ndryshe. Ai besonte se origjinali ishte shumë i modës së vjetër dhe konsiderohej i vështirë për t’u përdorur për të riprodhuar një imazh në një madhësi të vogël. /Telegrafi/