Barcelona duhet të ndërhyjë në merkato në janar. Jo për të marrë lojtarë, sa për të larguar, sepse për katalanist është prioritet shitja e të paktën një mbrojtësi. Mes shumë emrave të përmendur për lamtumirën në janar janë pesë emra që duket se rrezikojnë më shumë se të tjerët.
Këtë e ka bërë të ditur spanjollja “Sport”, që ka përmendur qëllimin e klubit për të sakrifikuar mbrojtësin francez Zhull Kounde, i cili ka merkato dhe nuk e ka bindur plotësisht Barçën.
E përditshmja spanjolle ka bërë edhe një sondazh për të kuptuar mendimin e tifozëve, të cilët janë shprehur dakord me vendimin e drejtuesve të klubit: Kounde ka qenë më i votuari për largimin (rreth 40%), ndjekin Erik Garsia (32%), Kristensen (17%), Inigo Martinez (8%) dhe Arauho (3%).