[ad_1]
Santiana Maloku dhe Ylli Dervishi janë komentuar tejet shumë për raportin e tyre në Big Brother.
Ata kanë lënë të kuptohet shumë përmes disa gjesteve, ndonëse një gjë e tillë u diskutua edhe sonte (e enjte) në ‘Darkën e të Nominuarve’.
Asaj i është bërë një pyetje në lidhje me Bucin, duke i thënë se përse nuk po e pranon këtë.
“Sytë e tu po tregojnë që je tu e dasht Bucin, po pse ti nuk po e pranon?”, ishte pyetja pikante për bukuroshen gjakovare.
“Unë nuk mundem me e pranu një gjë që nuk ekziston, nëse kish ekzistu një diqka unë e kisha pranu sepse nuk ia kam frikën askujt qysh nuk ia kam pasur asnjëherë në jetë”, tha ajo.
“E kam spjeguar që unë për Bucin nuk kam ndjenja unë e dua një person që është jashtë”, ka thënë Santiana.
Në rrjete sociale ndërkohë po vazhdojnë të qarkullojnë disa video, ku shihen duke bërë disa gjeste të pahijshme. /Telegrafi/