Me rritjen e pagës në 22.567 denarë do të përfitojnë mbi 60 mijë të punësuar në vend, këtë e bëri të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi rritjen e pagës minimale e ka paralajmëruare edhe disa muaj më parë në studio televizive. Me këtë siç ka potencuar Bekteshi me herët në tërsi është duke u realizuar programi i Bashkimit Demokratik për Integrim me të cilën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 në platformë si pike kyçe e ka pasur rritjen e pagave.