U caktua koordinator i njësisë së gjashtë zgjedhore.
Ishte anëtar i Kuvendin themelues. Resmi Ejupi nga Gostivari është tërhequr nga Lëvizja Demokratike.
Katër muaj pasi lideri i kësaj partie, Izet Mexhiti e kishte shpallur koordinator të njësisë së gjashtë zgjedhore, Ejupi ka braktisur LD-në i pakënaqur nga politikat e partisë.
Jo zyrtarisht, Ejupi është larguar nga LD pasi nuk është pajtuar me disa lëvizje që bëri dega e kësaj partie në Gostivar, siç ishte emërimi i Edit Azizit për kryetar shtabi në Gostivar, por edhe informacionet që Saranda Imeri do të jetë kandidate për deputete në listën e koalicionit VLEN.