Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga Zëvendës kryeministri Grubi dhe funksionarë të tjere, ka bërë iftar së bashku me veteranët e luftës dhe familjet e dëshmorëve.

Ahmeti në Facebook shkruan se është gjithmonë mall për të bashkëbiseduar me bashkëveprimtarë dhe kujtuar dëshmorët.

Statusi i plotë:

Një iftar shumë i veçantë me më meritorët e kombit, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe familjet e dëshmorëve.

Shumë mall për tu ritakuar dhe shumë kujtime për të rivokuar për shokët tanë që nuk i kemi më në mesin tonë.

Bashkë përgjithmonë 🤝