I ftuar në emisionin “On Time”, në Tv Koha, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, tha që animet dhe involvimet e partive politike nga Kosova apo Shqipëria nuk janë pengesë për veprimtarinë e BDI-së gjatë procesit zgjedhor, sipas Ahmeti më mirë do të ishte që këto parti të fokusoheshin në focimin e interesave dhe marrëdhënieve ndërshtetërore.
“Secili personalitet dhe drejtues i partive politike i bën llogarit e veta. Unë asnjëher nuk kam ndërhyrë në politikat e brendëshme të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe nuk kam mbajtur as anë. Për ne me interes madhor ka qenë dhe mbeten raportet ndërshtetërore, dhe këtë e kemi dëshmuar dhe me veprimtari ku janë nënshkruar dhjetra marrëvesje me Kosovën dhe Shqipërinë, në fusha të ndryshme si në infrastrukturë dhe në çështjet e sigurisë, se dhe kryesore për ne ka qenë realizimi i objektivit të anëtarsimit të vendeve në BE, por gjithmonë duke qenë ndihmesë shumë e fortë që dhe Kosova të bëhet pjesë e NATO-s.
Involvimet dhe animet që bëhen janë të përkohshme që nuk na pengojnë fare në këtë drejtim, dhe nuk do të ishte mirë sepse nuk gjykojnë njëlloj si anëtarët e BDI-së dhe votuesit e BDI-së, dhe normalisht që edhe ata i irriton sepse votuesit tanë nuk duan përplasje mes subjekteve politike, mes shqiptarëve si në Kosovë dhe Shqipëri, por duan që e tërë veprimtaria jonë të kordinohet në çështje madhore të interesave shtetërore.
Kjo çështje mund të ketë edhe pasoja sepse do të nxisë kurreshtjen që edhe sërbët të bëjnë partinë e vete dhe të ndërhyjnë në proceset zgjedhore në Maqedoni, por edhe në vendet tjera si në Bullgari.
Pse të mos hapet kjo çështje edhe në partitë e Shqipërisë që edhe ata të zgjasin degët e tyre tek ne, dhe Maqedonia do të bëhen një shesh për përshesh këtu me parti politike nga shtetet fqinje.
Kështu që këto janë vlerësimet e mija që shumë ma e dobishme do të ishte të forcoheshim marrëdhëniet tona ndërshtetrore.
Kjo nuk do të bëjë që ne të ndalim hapin për mbështetetjen e Kosovës, sepse ajo është një pikë e dobët për ne”, tha Ahmeti./Indeks.mk