Duke folur për zgjedhjet presidenciale, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se kryediplomati, Bujar Osmani është kuadri më i përgatitur nga të gjithë kuadrot që janë në garë për president.
Ahmeti ka thënë se Osmani është i dëshmuar në të gjitha fushat. Shton se rezultati do të jetë në favor të Bujar Osmanit.
“Verdikti shpaloset pasi të mbyllen kutitë. Garojmë me kandidat shumë më të përgatitur se të tjerët. Jo vetëm se është i joni, por nuk mund të bëhet krahasim me gjashtë kandidatët e tjerë. Bujar Osmani është me përvojë të jashtëzakonshme si në fushën e diplomacisë, fushën e shtet-ndërtimit. Asnjë krahasim me kandidatët që janë në garë, mbrëmjen e 24 prillit Osmani do të ketë rezultat goxha të mirë”, deklaroi Ahmeti..
Foli edhe për premtimin dhe zgjedhjen e presidentit dhe zëvendëspresidentit në Kuvend.
“Sa i takon cështjes së zgjedhjeve të ardhëshme për president, ne asnjëherë objektivat nuk i braktisim, nuk tërhiqemi nga objektivat tona. Në kuvend mund të arrihet koncenzuzi për të patur president të pranuar për të gjithë qytetarët, aty nuk ka majorizim, nuk ka politika diskriminuese. Objektivat ne do të vazhdojmë ti mbrojmë dhe arsyetojmë edhe pas 2024”, tha Ahmeti.